Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite po e përgatit një tjetër lëvizje të madhe për ta fuqizuar kampionatin e saj dhe për të tërhequr edhe më shumë futbollistë nga Evropa.

Propozimi i ri parasheh rritjen e kuotës së lojtarëve të huaj nga 10 në 14 për çdo skuadër.

Plani, i cili ende është në shqyrtim, mund të zbatohet nga vera e vitit 2027.

Mediat evropiane e shohin këtë si një kërcënim të ri për klubet e kontinentit, pasi fuqia financiare e klubeve saudite mund t’i bindë edhe futbollistët që aktualisht janë pjesë e elitës evropiane, përcjell “Gazeta Express”.

Që nga vala e madhe e transferimeve në vitin 2023, Arabia Saudite ka tërhequr emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Karim Benzema.

Strategjia tashmë mund të zgjerohet edhe drejt futbollistëve më të rinj dhe talenteve me perspektivë.

Megjithatë, një rritje e tillë mund të shkaktojë debat edhe brenda futbollit saudit, pasi numri më i madh i të huajve do të nënkuptonte më pak mundësi për lojtarët vendas. /Gazeta Express

The post Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Vox po fiton terren në Spanjë, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Shkrimtari spanjoll Javier Cercas paralajmëron për rritjen e së djathtës ekstreme në Spanjë dhe Europë, duke pranuar se përpjekjet për ta ndalur atë kanë dështuar. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë, të cilat sipas sondazheve mund të shënojnë fundin e epokës …

News
“Miliona euro tendera, por s’na punon as Wi-Fi”, studentët në Tiranë protestojnë duke shkruar muret me premtimet e parealizuara të qeverisë

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një tjetër formë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve me postera që evidentojnë problematikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, emigracionit dhe investimeve publike. Përmes artikujve të publikuara në media, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të …

News
Paraqitet në Prokurori i riu që u qëllua me plumb gome gjatë protestës në Shqipëri

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës studentore të 24 Tetorit, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. I riu ka hyrë në organin e akuzës në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija, pasi ndaj tij ka …