Paraqitet në Prokurori i riu që u qëllua me plumb gome gjatë protestës në Shqipëri

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës studentore të 24 Tetorit, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

I riu ka hyrë në organin e akuzës në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija, pasi ndaj tij ka patur një fletë-thirrje nga prokurori i çështjes, Ndini Tavani.

I riu po pyetet për rrethanat e dëmtimit pranë sheshit Skënderbej, afër godinës së Bankës së Shqipërisë, si dhe për ngjarjet pas plagosjes, përfshirë trajtimin në Spitalin e Traumës dhe dërgimin e tij në Itali.

Pas dëmtimit të rëndë në sy Vishkulli u zhvendos në Itali, ku ju nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai është kthyer në Shqipëri, por pritet të rikthehet sërish në Itali për të vijuar trajtimin mjekësor dhe për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve të tjera.

Organi i akuzës po heton jo vetëm rrethanat e plagosjes së Vishkullit, por edhe kallëzimet e tjera të depozituara nga protestuesit, të cilët pretendojnë se janë dëmtuar nga përdorimi i forcës dhe i armëve me plumba gome nga ana e policisë.

Në kuadër të hetimeve janë administruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë në kryeqytet. Për rastin e Vishkullit janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të Bankës së Shqipërisë, ndërsa është administruar kartela e tij mjekësore në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, Prokuroria i dërgoi një letërporosi autoriteteve italiane të drejtësisë, duke kërkuar dokumentacionin mjekësor të spitalit ku Vishkulli mori trajtim./a2cnn

The post Paraqitet në Prokurori i riu që u qëllua me plumb gome gjatë protestës në Shqipëri appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Vox po fiton terren në Spanjë, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Shkrimtari spanjoll Javier Cercas paralajmëron për rritjen e së djathtës ekstreme në Spanjë dhe Europë, duke pranuar se përpjekjet për ta ndalur atë kanë dështuar. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë, të cilat sipas sondazheve mund të shënojnë fundin e epokës …

News
“Miliona euro tendera, por s’na punon as Wi-Fi”, studentët në Tiranë protestojnë duke shkruar muret me premtimet e parealizuara të qeverisë

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një tjetër formë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve me postera që evidentojnë problematikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, emigracionit dhe investimeve publike. Përmes artikujve të publikuara në media, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të …

News
Kush do t’i gjobisë policët që ende vozisin me goma vere?

Policia e Kosovës më në fund ka njoftuar në lidhje me kontratën për furnizim me goma për automjetet e policisë. Kjo kontratë në vlerë 9 mijë e 200 euro (9,200.00 euro) është bërë publike gjatë ditës së djeshme, në bazë të të dhënave në e-prokurimi, por që ende nuk është …