Trump pritet të vendosë tarifa të reja importi ndaj 16 partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të shpallë tarifa të reja importi ndaj 16 partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, pas një hetimi mbi kapacitetet e tepërta industriale.

Sipas tre burimeve të njohura me çështjen, rezultatet e hetimit pritet të publikohen së shpejti, ndërsa Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR) pritet të propozojë detyrime të reja doganore për një gamë të gjerë produktesh.

Sipas Reuters, tarifat e reja synojnë pjesërisht të zëvendësojnë ato të mëparshmet, të cilat u rrëzuan nga Gjykata Supreme amerikane në shkurt.

Masat pritet të përshtaten sipas secilit partner tregtar. Burimet kanë bërë të ditur për Reuters se Meksika dhe Norvegjia nuk pritet të përballen me tarifa të menjëhershme.

Ndërkaq, administrata amerikane pritet të respektojë kufijtë tariforë të përcaktuar në marrëveshjet tregtare me partnerët e saj. Për produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut, kufiri pritet të jetë 15%, ndërsa për Malajzinë 19%.

Në fokus të hetimit janë Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Meksika, Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Malajzia, Indonezia, Zvicra, Norvegjia, Singapori, Bangladeshi, Kamboxhia dhe Bashkimi Evropian.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Tregtisë, Ryan Majerus, ka deklaruar se raporti mund të përmbajë tarifa të diferencuara, të cilat mund të arrijnë nga 15% deri në 25% për importet nga vendet që konsiderohen se kanë kapacitete të tepërta prodhuese.

Administrata Trump ka veçuar Kinën si burimin kryesor të këtij fenomeni, duke pretenduar se prodhimi i saj i tepërt po ndikon në tregjet globale, veçanërisht në sektorët e çelikut, aluminit, automjeteve elektrike dhe produkteve të energjisë diellore.

Pekini i ka kundërshtuar këto pretendime, duke argumentuar se eksportet kineze janë rezultat i avantazheve konkurruese.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, 62% e të anketuarve në SHBA mbështesin përpjekjet për shfuqizimin e tarifave, të cilat kanë kontribuar pjesërisht në rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit në vend.

The post Trump pritet të vendosë tarifa të reja importi ndaj 16 partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Vox po fiton terren në Spanjë, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Shkrimtari spanjoll Javier Cercas paralajmëron për rritjen e së djathtës ekstreme në Spanjë dhe Europë, duke pranuar se përpjekjet për ta ndalur atë kanë dështuar. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë, të cilat sipas sondazheve mund të shënojnë fundin e epokës …

News
“Miliona euro tendera, por s’na punon as Wi-Fi”, studentët në Tiranë protestojnë duke shkruar muret me premtimet e parealizuara të qeverisë

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një tjetër formë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve me postera që evidentojnë problematikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, emigracionit dhe investimeve publike. Përmes artikujve të publikuara në media, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të …

News
Paraqitet në Prokurori i riu që u qëllua me plumb gome gjatë protestës në Shqipëri

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës studentore të 24 Tetorit, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. I riu ka hyrë në organin e akuzës në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija, pasi ndaj tij ka …