Justin Godart, politikani francez që mbrojti pavarësinë e Shqipërisë

Në vitet kur Shqipëria kërkonte konsolidimin e shtetit dhe njohjen ndërkombëtare të kufijve të saj, politikani francez Justin Godart mbrojti të drejtat e shqiptarëve në parlamentin francez dhe në shtypin evropian.

Deputet, senator dhe më vonë ministër, Godart lindi më 26 nëntor 1871 në Lion.

Interesi i tij për çështjen shqiptare u formua në vitet e Luftërave Ballkanike, pasojat e të cilave i trajtoi Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit i Fondacionit Carnegie më 1913. Godart mbrojti pavarësinë e Shqipërisë edhe kur qëndrimi i tij binte ndesh me politikën e qeverisë franceze.

Në pranverën e vitit 1921, ai udhëtoi në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen e vendit pas Luftës së Parë Botërore.

Në shkrimet e tij veçoi bashkëjetesën fetare, mikpritjen dhe përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar institucionet e shtetit. Vëzhgimet i përmblodhi në dy libra, “L’Albanie en 1921” (“Shqipëria më 1921”) dhe “L’Albanie en 1922” (“Shqipëria më 1922”), të botuar në Paris më 1922.

Librat e bënë më të njohur çështjen shqiptare në një kohë kur kufijtë e vendit diskutoheshin në Lidhjen e Kombeve.

Godart u kthye në Shqipëri më 1950 si kryetar nderi i Shoqatës së Miqësisë “Francë–Shqipëri”. Për kontributin e tij u nderua me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë. Ai u nda nga jeta më 12 dhjetor 1956. /GazetaExpress/

Burimet

Përshtatur nga materiali i ATSH-së. Të dhënat biografike dhe botimet janë kontrolluar në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe në përkujtimin e Muzeut Historik Kombëtar, të raportuar nga RTSH.

The post Justin Godart, politikani francez që mbrojti pavarësinë e Shqipërisë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
A mund ta zbehë një ekstrakt bimor dëshirën për çokollatë?

Një ekstrakt nga bima Gymnema sylvestre mund ta zbehë përkohësisht shijen e ëmbël dhe ta bëjë çokollatën më pak tërheqëse. Në një eksperiment me 56 të rritur të shëndetshëm, pjesëmarrësit hëngrën mesatarisht 21,3 për qind më pak çokollatë gjatë 15 minutave pasi morën një tabletë me ekstraktin, krahasuar me rastin …

News
Vezët e përziera kryesojnë në SHBA, sipas një sondazhi me 5 000 amerikanë

Vezët e përziera janë mënyra e preferuar e përgatitjes së vezëve për 28 për qind të amerikanëve të anketuar, ndërsa proshuta krokante është shoqëruesi më i përzgjedhur. Këto janë disa nga gjetjet e një sondazhi që Talker Research zhvilloi me 5 000 të rritur në SHBA, me porosi të organizatës …

News
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin

Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF). Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen …