Zvicër: Bie mungesa e punëtorëve të kualifikuar, cilat profesione mbeten më të kërkuara?

Shëndetësia, ndërtimtaria dhe teknologjia vazhdojnë të ofrojnë mundësi të mira punësimi, ndërsa kërkesa për punonjës administrativë dhe specialistë të marketingut ka shënuar rënie

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër ka vazhduar të zvogëlohet gjatë vitit 2026, për të tretin vit radhazi, pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas studimit vjetor të kompanisë së rekrutimit Adecco, në 19 nga 32 kategori profesionale, numri i vendeve të lira të punës ka rënë me më shumë se 10 për qind, krahasuar me vitin paraprak, raporton Swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Indeksi i mungesës së punëtorëve të kualifikuar ka rënë në 115 pikë, apo 7 për qind më pak se në vitin 2025, duke u rikthyer në nivelin e vitit 2018. Në vitin 2023, ky indeks kishte arritur nivelin rekord prej 191 pikësh.

Cilat profesione mbeten më të kërkuara?

Kërkesa për personel të specializuar vazhdon të jetë veçanërisht e lartë në shëndetësi, ndërtimtari dhe teknologji.

Mjekët, infermierët, mamitë dhe drejtuesit e shërbimeve shëndetësore kryesojnë në të gjashtë rajonet kryesore të Zvicrës.

Në shëndetësi, numri i vendeve të lira të punës është rritur me 23 për qind, ndërsa numri i punëkërkuesve me 10 për qind. Plakja e popullsisë zvicerane po shton gjithashtu nevojën për shërbime shëndetësore dhe përkujdesje.

Në sektorin e ndërtimtarisë, ndër profesionistët më të kërkuar janë drejtuesit e kantiereve, mbikëqyrësit e punimeve dhe molerët.

Më pak mundësi punësimi në administratë dhe marketing

Në 27 kategori profesionale është regjistruar një ofertë më e madhe e fuqisë punëtore sesa kërkesa e punëdhënësve.

Kjo dukuri ka prekur veçanërisht punonjësit e administratës, personelin e pastrimit, punonjësit e shërbimit ndaj klientëve, specialistët e shitjes, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.

Sipas Adecco-s, përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale tashmë po ndikon në tregun e punës. Profesionet më të ekspozuara ndaj kësaj teknologjie po regjistrojnë më pak oferta punësimi dhe papunësi më të lartë.

Dallime ndërmjet rajoneve të Zvicrës

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar me 8 për qind në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës, ndërsa në pjesën latine të vendit rënia ishte 4 për qind.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë se ndryshimet demografike mund ta thellojnë sërish mungesën e profesionistëve në periudhën afatgjatë.

Për këtë arsye, kompanive u rekomandohet të investojnë në trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve, përgatitjen e brezave të rinj dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ndërkohë, sipas Zyrës Federale të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2026, në Zvicër ishin regjistruar 93.900 vende të lira pune, ndërsa 34,2 për qind e ndërmarrjeve, sipas peshës së vendeve të punës, kishin raportuar vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar.

The post Zvicër: Bie mungesa e punëtorëve të kualifikuar, cilat profesione mbeten më të kërkuara? appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
A mund ta zbehë një ekstrakt bimor dëshirën për çokollatë?

Një ekstrakt nga bima Gymnema sylvestre mund ta zbehë përkohësisht shijen e ëmbël dhe ta bëjë çokollatën më pak tërheqëse. Në një eksperiment me 56 të rritur të shëndetshëm, pjesëmarrësit hëngrën mesatarisht 21,3 për qind më pak çokollatë gjatë 15 minutave pasi morën një tabletë me ekstraktin, krahasuar me rastin …

News
Vezët e përziera kryesojnë në SHBA, sipas një sondazhi me 5 000 amerikanë

Vezët e përziera janë mënyra e preferuar e përgatitjes së vezëve për 28 për qind të amerikanëve të anketuar, ndërsa proshuta krokante është shoqëruesi më i përzgjedhur. Këto janë disa nga gjetjet e një sondazhi që Talker Research zhvilloi me 5 000 të rritur në SHBA, me porosi të organizatës …

News
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin

Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF). Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen …