Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik

Presidentja Justina Shiroka-Pula është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Siç njofton Presidenca, Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Duke folur për rrugën europiane të Kosovës, Shiroka-Pula ka thënë se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë”.

Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

The post Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Hill shkruan për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve tanë që vdiqën në Bosnjë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher  Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur. Ai ka veçuar një moment që, sipas …

News
Zvicër, 43-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim dhe dëbim

Gjykata e Qarkut Wil, në kantonin St. Gallen, ka dënuar dy persona nga Evropa Lindore për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh. Përveç burgimit shumëvjeçar, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra. Njëri prej dy personave të dënuar është një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, ndërsa …

News
Hakerët depërtojnë në platformën qendrore të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme ushtarake

Një sulm kibernetik ka goditur platformën kryesore cloud të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të njohur si Cloud One, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave sensitive ushtarake, përfshirë informacionet mbi personelin, logjistikën dhe operacionet taktike. Sipas Reuters, e cila citon pesë persona të njohur me çështjen, ndërhyrja …