
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur.
Ai ka veçuar një moment që, sipas tij, nuk do ta harrojë kurrë, përkujdesjen e Talbottit ndaj familjeve të kolegëve amerikanë që humbën jetën gjatë një misioni në Bosnjë.
Hill, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Serbi, e ka përmbyllur mesazhin duke e kujtuar Talbottin si një njeri të mbushur me dashuri dhe humanizëm.
Strobe Talbott vdiq të enjten, më 26 nëntor, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, në shtëpinë e tij në East Hampton të Nju Jorkut.
Talbott shërbeu si zëvendëssekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë administratës së presidentit Bill Clinton, nga viti 1994 deri më 2001. Ai ishte gjithashtu president i institutit kërkimor Brookings nga viti 2002 deri më 2017. /Gazeta Express
The passing of Strobe Talbott is a sad day for us who had the honor of working closely with this brilliant and compassionate person.
I can never forget his humanity one morning as he comforted the families of our colleagues who perished on a mission in Bosnia. full of love.— Christopher R. Hill (@ambchrishill) November 27, 2026
The post Hill shkruan për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve tanë që vdiqën në Bosnjë appeared first on Gazeta Express.