Zvicër, 43-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim dhe dëbim

Gjykata e Qarkut Wil, në kantonin St. Gallen, ka dënuar dy persona nga Evropa Lindore për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh. Përveç burgimit shumëvjeçar, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra.

Njëri prej dy personave të dënuar është një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, ndërsa tjetri është shtetas slloven. Sipas gazetës zvicerane “St. Galler Tagblatt”, të dy janë shpallur fajtorë në lidhje me një seri vjedhjesh të kryera në periudha të ndryshme, kryesisht në kantonin e Cyrihut dhe në rajonin e Wilit, transmeton albinfo.ch.

Rasti përfshin më shumë se 30 vjedhje, ndërsa njëra prej ngjarjeve që çoi në arrestimin e tyre kishte ndodhur në prill të vitit 2025, në Wil. Atëkohë, policia kantonale e St. Gallenit kishte arrestuar dy persona pasi ata kishin hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kishin tentuar të hapnin një kasafortë.

Përveç dënimeve me burgim shumëvjeçar, gjykata ka vendosur edhe dëbimin e të dy personave nga territori zviceran.

Gazeta “St. Galler Tagblatt” e ka raportuar rastin më 27 nëntor 2026, duke e cilësuar atë si një seri të gjerë vjedhjesh në disa rajone të Zvicrës./Albinfo.ch/

The post Zvicër, 43-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim dhe dëbim appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Hill shkruan për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve tanë që vdiqën në Bosnjë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher  Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur. Ai ka veçuar një moment që, sipas …

News
Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik

Presidentja Justina Shiroka-Pula është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Siç njofton Presidenca, Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit …

News
Hakerët depërtojnë në platformën qendrore të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme ushtarake

Një sulm kibernetik ka goditur platformën kryesore cloud të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të njohur si Cloud One, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave sensitive ushtarake, përfshirë informacionet mbi personelin, logjistikën dhe operacionet taktike. Sipas Reuters, e cila citon pesë persona të njohur me çështjen, ndërhyrja …