Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri bashkë me Mujë Krasniqin e Daut Haradinajn

Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me rastin e 28 Nëntorit, ajo ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shqipe Selimi ka përmendur kontributin e Rexhep Selimit duke shkruar se ai së bashku me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri.

“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se këtë ditë po e kujton me krenari edhe nga Haga, duke e cilësuar si një datë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Në postimin e saj, Shqipe Selimi ka ndërlidhur 28 Nëntorin me figurat historike Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari.

Në fund të mesazhit, ajo ka përfunduar me tri thirrje: “Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”

The post Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri bashkë me Mujë Krasniqin e Daut Haradinajn appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Pascal Gross zbulon alergjinë e pazakontë që e mundon në çdo ndeshje

Mesfushori i Brightonit, Pascal Gross, ka zbuluar alergjinë nga e cila vuan dhe e cila e shoqëron në çdo ndeshje që luan për skuadrën angleze. Në aventurën e tij të dytë me Brightonin, Gross është shndërruar në një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, e cila po kalon një …

News
Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh, Rama fotografohet me qytetarët

Në sheshin qendror të Prishtinës kanë filluar tashmë përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë. Murali do të vendoset në një lokacion tjetër në qendër, pasi që Policia me urdhër të Prokurorisë s’ka lejuar vendosjen tek objekti i Ministrisë së Ekonomisë. Në shesh është edhe kryetari i Komunës, Përparim …

News
Ministria kundërshtoi, Murali i Nënës Terezë vendoset në ndërtesën përballë Hotelit Grandit

Murali i Nënës Terezë tashmë është vendosur në murin e një ndërtese tjetër në sheshin e Prishtinës. Kjo pasi Policia me urdhër të Prokurorisë s’kishin lejuar që murali të vendosej në murin e ministrisë së Ekonomisë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar në shesh dhe …