FIFA nuk ia lejon Unitedit të nënshkruajë me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit

Manchester Unitedi është lidhur me sulmuesin e Real Betisit, Troy Parrott, por një rregull i FIFA-s do ta pengojë Mauricio Pochettinon që ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumi “El Nacional” raportoi në fillim të muajit nëntor se Manchester Unitedi është “shumë i interesuar” për transferimin e Parrottit dhe është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro (37.6 milionë funte), përfshirë bonuset, për ta bindur reprezentuesin e Republikës së Irlandës që të transferohet në “Old Trafford”.

Megjithatë, Betisi preferon ta mbajë 24-vjeçarin të paktën deri në qershor, pasi e transferoi atë nga AZ Alkmaar për rreth 17.1 milionë funte në muajin gusht.

Për më tepër, një rregull i FIFA-s ia pamundëson largimin nga klubi spanjoll gjatë janarit.

Parrott iu bashkua Real Betisit gjatë verës, pasi në fillim të sezonit 2026/27 kishte zhvilluar dy paraqitje me AZ Alkmaarin: një në Eredivisie dhe tjetrën në Superkupën Johan Cruyff.

Megjithatë, irlandezi nuk mund të luajë për një klub të tretë brenda të njëjtit sezon, edhe nëse dëshiron, pasi FIFA nuk i lejon futbollistët të përfaqësojnë më shumë se dy klube gjatë një edicioni garues.

Ky rregull ndikon drejtpërdrejt te Manchester Unitedi, i cili ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Tottenham Hotspurit. Por, klubi anglez nuk është i vetmi që preket nga kjo situatë.

Sipas mediumit “Ficherio”, edhe skuadra tjetër e Premierligës, Sunderland, i ka bërë një “ofertë zyrtare” agjencisë së lojtarit.

Në anën tjetër, Parrott po shqyrton mundësinë e një përgjigjeje, vetëm tre muaj pasi u transferua në Spanjë.

Reprezentuesi i Irlandës, i cili ka zhvilluar 43 paraqitje për kombëtaren, thuhet se ndihet “i dëshpëruar”, pasi mendon se ka humbur hapësirën në planet e trajnerit Manuel Pellegrini, i cili ka preferuar Aitor Ruibalin ose Nelson Deossan para tij.

Parrott la përshtypje të menjëhershme te Betisi, duke shënuar në fitoren 1-0 ndaj Real Madridit, vetëm tri ndeshje pas debutimit me klubin. Megjithatë, që nga mesi i shtatorit, ai nuk ka arritur të shënojë në shtatë paraqitjet e fundit në La Liga.

Për këtë arsye, nuk do të ishte befasi nëse kontrata e tij pesëvjeçare me klubin nga Sevilla do të ndërpritej para kohe.

Megjithatë, klubet e interesuara do të duhet të presin deri në muajin qershor për të tentuar transferimin e tij.

Interesimi i Manchester Unitedit për Parrottin, të cilin përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, e ka cilësuar si “magjik”, tregon se sa shumë ka nevojë skuadra angleze për një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit.

Joshua Zirkzee është aktualisht sulmuesi i vetëm i mirëfilltë i qendrës që është në dispozicion të Pochettinos.

Në mungesë të Benjamin Sesko, trajneri shpesh është detyruar të përdorë Matheus Cunhan ose Bryan Mbeumon në pozitën e sulmuesit kryesor.

Sulmuesi nuk është pozita e vetme ku Pochettino ka nevojë për përforcime.

Megjithatë, Manchester Unitedi ka më pak se 50 milionë funte në dispozicion për transferime, pasi duart e klubit janë të “lidhura” nga rregullat e reja financiare të ligës.

Me një buxhet të tillë është e vështirë të transferohet një lojtar cilësor, e lëre më dy të tillë. Megjithatë, janë disa sulmues që klubi, me 13 tituj të Premierligës, duhet t’i ketë në konsideratë.

Një nga alternativat më të dukshme është sulmuesi i Monacos, Florian Balogun, i cili ka punuar më parë me Pochettinon te kombëtarja e SHBA-së.

Amerikani do t’i sillte më shumë dinamizëm sulmit të Unitedit, falë shpejtësisë së madhe dhe lëvizjeve inteligjente në hapësirat prapa mbrojtjes kundërshtare.

Monaco raportohet se e vlerëson Balogunin rreth 42.5 milionë funte, por kjo shumë mund të ulet nëse 25-vjeçari dëshiron të largohet, pasi ishte pranë largimit nga klubi francez edhe në muajin shtator.

Një tjetër objektiv afatgjatë i Manchester Unitedit është sulmuesi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.

Një golashënues që e njeh mirë Premierligën është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Pochettino në këtë periudhë të vështirë. Mateta ka realizuar 50 gola në 166 paraqitje, me një mesatare prej gati një goli në çdo tri ndeshje.

Mbi të gjitha, sulmuesi francez ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit 2027. Për këtë arsye, ai mund të jetë i disponueshëm për një shumë më të ulët gjatë afatit kalimtar të janarit./GazetaExpress/

The post FIFA nuk ia lejon Unitedit të nënshkruajë me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Pascal Gross zbulon alergjinë e pazakontë që e mundon në çdo ndeshje

Mesfushori i Brightonit, Pascal Gross, ka zbuluar alergjinë nga e cila vuan dhe e cila e shoqëron në çdo ndeshje që luan për skuadrën angleze. Në aventurën e tij të dytë me Brightonin, Gross është shndërruar në një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, e cila po kalon një …

News
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri bashkë me Mujë Krasniqin e Daut Haradinajn

Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Me rastin e 28 Nëntorit, ajo ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes …

News
Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh, Rama fotografohet me qytetarët

Në sheshin qendror të Prishtinës kanë filluar tashmë përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë. Murali do të vendoset në një lokacion tjetër në qendër, pasi që Policia me urdhër të Prokurorisë s’ka lejuar vendosjen tek objekti i Ministrisë së Ekonomisë. Në shesh është edhe kryetari i Komunës, Përparim …