
Murali i Nënës Terezë tashmë është vendosur në murin e një ndërtese tjetër në sheshin e Prishtinës.
Kjo pasi Policia me urdhër të Prokurorisë s’kishin lejuar që murali të vendosej në murin e ministrisë së Ekonomisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar në shesh dhe është ballafaquar me policinë e Kosovës, duke thënë se murali do të vendosej qoftë edhe nëse do të kishte arrestime.
Megjithatë pasi policia ka prezantuar një dokument ku thuhej se Kryeprokurori ka urdhëruar ndaljen e punimeve për muralin, Rama dhe kompania që do të vendoste muralin janë larguar nga objekti i Ministrisë.
Bashkë me Ramën ka qenë sot edhe drejtori për Shërbime Publike, Leotrim Retkoceri.
Retkoceri ka konfirmuar para pak minutash për Express se murali do të vendoset sot.

The post Ministria kundërshtoi, Murali i Nënës Terezë vendoset në ndërtesën përballë Hotelit Grandit appeared first on Gazeta Express.