Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë, momenti kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi

Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, për të tretën ditë radhazi, raporton Ekonomia Online.

Mbrëmë rreth orës 17:00 ai është marrë nga shtëpia dhe është dërguar në selinë e EULEX-it ndërsa pak minuta më parë është sjellë sërish tek shtëpia e tij në Prishtinë.

Ndërsa, forca të shtuara policore të EULEX-it po bëjnë përcjelljen e tij në vazhdimësi, derisa gjatë ditës më pas siguria u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët veçse janë vendosur para shtëpisë.

Kjo është dita e tretë me radhë e vizitës së Jakup Krasniqit, i cili erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të bashkëshortes së tij.

The post Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë, momenti kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit. Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra …

News
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vrasje të rëndë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila humbi jetën pasi ra nga dritarja e katit të gjashtë të një hoteli në Fushë-Kosovë. Nika ishte dënuar me 18 …

News
Sot varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit. Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e …