E pabesueshme në Itali, futbollisti përjashtohet me të kuq dhe rikthehet me thikë në fushë!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në futbollin amator italian, ku një ndeshje në Sicili është ndërprerë përfundimisht pasi një futbollist, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq, është rikthyer në fushë i armatosur me një thikë me teh të palosshëm.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 22 nëntor, në përballjen mes Galactic Paolini dhe Athletic Partanna, e vlefshme për kategorinë e tretë në zonën e Trapanit, shkruan “La Repubblica”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas raportimeve, futbollisti me fanellën numër 10 fillimisht kishte fyer vazhdimisht bankinën kundërshtare, ndërsa më pas kishte goditur disa herë me shqelma një lojtar të Partannas, në momentin kur loja ishte e ndërprerë.

Referi e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq, ndërsa jashtë fushës u përjashtua edhe trajneri i skuadrës mysafire, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur dhe ndihmuar lojtarin e tij.

Megjithatë, situata mori përmasa edhe më të rënda kur futbollisti i përjashtuar u kthye nga zhveshtoret me një thikë në dorë.

Sipas denoncimit të Athletic Partanna, ai i kërcënoi lojtarët, trajnerin dhe drejtuesit kundërshtarë, madje e kapi për fyti një zyrtar të klubit, duke e mbajtur armën në dorën tjetër. /Gazeta Express

The post E pabesueshme në Itali, futbollisti përjashtohet me të kuq dhe rikthehet me thikë në fushë! appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan!

Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa yllin e saj, Lamine Yamal. Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me futbollistin e ri, duke ia dhënë mundësinë të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh. Yamal ka ndier shqetësime …

News
Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen …

News
27 vjetori i SHKK, Kurti: Natyrisht që burgu s’është i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online. Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për …