Fundjavë e ftohtë në Kosovë, priten reshje shiu e bore

Gjatë datave 28–29 nëntor 2026, Kosova pritet të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ftohta nga drejtimi veriperëndimor i Evropës.

Kjo situatë atmosferike shoqërohet me adveksion të ajrit të ftohtë drejt Ballkanit, shtim të vranësirave dhe reshje shiu e bore.

Trajektorja e mundshme e zhvendosjes përfshin Evropën Veriore dhe Qendrore, me kalim të mundshëm përmes Gjermanisë, Polonisë dhe Çekisë drejt Ballkanit.

Megjithatë, origjina e saktë e masës ajrore duhet të konfirmohetnë vazhdimësi, përmes hartave sinoptike dhe analizës së trajektoreve atmosferike Kjo rrugë e masave ajrore, e orientuar kryesisht nga veriu dhe veriperendimi favorizon bartjen e ajrit të ftohtë nga gjerësitë e larta gjeografike drejt rajonit tone.

Gjatë rrugëtimit mbi hapësirën e europes jugperendimore, masat ajrore do ti ruajne karakteristikat e veta te ftohta , duke ndikuar në rënien e grafikut termik.

Vlerësimi përfundimtar:

Kosova pritet të përjetojë një episod të theksuar të ftohjes atmosferike kryesisht javën e ardhshmme kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e dimrit meteorologjik, me karakteristika të fillimit të sezonit dimëror.

🌨️E SHTUNË – 28.11.2026

Mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

🌡️Tmin 0 deri 3°C | Tmax 2 deri 5°C

💨Era: veriperendimi 1-9m/s

🌨️E DIEL – 29.11.2026

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore.

🌡️Tmin -5 deri -3°C | Tmax 1 deri 3°C

💨Era: veriperendimi 1–6m/s

🌿KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Gjatë kësaj periudhe, kushtet biometeorologjike në territorin e Kosovës pritet të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe uljes së ndjeshme të temperaturave.

Kombinimi i temperaturave të ulëta, vranësirave dhe reshjeve të shiut e borës do të ndikojë në rritjen e ndjesisë së të ftohtit në organizmin e njeriut.

Gjatë së shtunës, kushtet do të karakterizohen nga një stres termik në rritje, ndërsa të dielën ndikimi i të ftohtit pritet të jetë më i theksuar.

Temperaturat negative gjatë orëve të mëngjesit mund të shkaktojnë shqetësime te personat e moshuar, fëmijët dhe individët me ndjeshmëri të shtuar ndaj ndryshimeve meteorologjike.

Era nga veriperëndimi mund të intensifikojë ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht në hapësirat e ekspozuara.

Lagështia dhe reshjet mund të shtojnë parehatinë gjatë qëndrimit në ambient të hapur.

Rekomandohet veshje e përshtatshme dhe kufizimi i ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta. Në përgjithësi, biometeorologjikisht pritet një periudhë me ngarkesë të shtuar termike nga të ftohtit dhe kushte relativisht të pafavorshme për aktivitetet e zgjatura në natyrë.

The post Fundjavë e ftohtë në Kosovë, priten reshje shiu e bore appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Bekë Berisha: Nënë Tereza qenka më problem për qeverinë sesa vizita e delegacionit të ushtrisë serbe në Prishtinë!

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me çështjen e muralit të Nënë Terezës, që Komuna e Prishtinës synon ta vendosë në ndërtesën e ministrisë së Ekonomisë në sheshin qendror. Berisha ka thënë se për Qeverinë më problematike është Nënë Tereza sesa vizita e delegacionit të ushtrisë serbe në …

News
Sharri pranon pëlqimin për Anjezën, por thotë se “diçka më ndalon”

Sharri ka folur për raportin e tij me Anjezën, duke pranuar se ka pëlqim për të, por se nuk mund të shprehet lirshëm për shkak të disa kufizimeve që, sipas tij, e pengojnë. Banori i BBVK la të kuptohet se menaxhmenti dhe situata jashtë shtëpisë janë arsyeja pse nuk mund …

News
”Merreni Rodrin dhe më jepni Bernardon”, Mourinho e fiton ‘bastin’ ndaj të gjithëve

Trajneri portugez ka besuar prej kohësh se bashkëkombësi i tij mund të shkëlqejë në mesfushë, pavarësisht rrezikut që mund të sillte një vendim i tillë. Pas refuzimit të Rodrit në gusht, Mourinho e pa zgjidhjen: kishte ardhur momenti për ta zbatuar një ide që e kishte besuar prej vitesh. Shumëkush …