Guardiola: Nuk e telefonova kurrë Messin për ta marrë nga Barcelona

Pep Guardiola ka treguar se lidhja e tij me Barcelonën ishte arsyeja kryesore pse nuk tentoi ta largonte Lionel Messin nga klubi katalunas, pavarësisht se më vonë drejtoi Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.

“Preferoja që ai të qëndronte te Barcelona. Nuk e kam telefonuar kurrë, sepse jam tifoz i këtij klubi”, deklaroi Guardiola në një intervistë me Romarion.

Tekniku spanjoll foli me admirim edhe për cilësitë e argjentinasit, sidomos për urinë e tij të vazhdueshme për fitore. Sipas tij, Messi nuk pranonte të humbiste as në ndeshjet stërvitore, ndërsa e krahasoi këtë mentalitet me atë të Michael Jordanit.

Guardiola gjithashtu foli për mundësinë që në të ardhmen të drejtojë ndonjë përfaqësuese, duke zbuluar se kishte biseduar me Italinë për postin e trajnerit, por kishte vendosur të mos e pranonte ofertën, pasi ndiente nevojën për të pushuar pas shumë vitesh në futboll.

The post Guardiola: Nuk e telefonova kurrë Messin për ta marrë nga Barcelona appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Mbi 60% e serbëve nuk e duan BE-në nëse anëtarësimi kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Më shumë se 60 për qind e qytetarëve serbë do të votonin kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nëse një gjë e tillë do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës. Sipas një sondazhi të Institutit të Shkencave Sociale të Serbisë, përcjell nga “Yahoonews”, 60.2 për qind e të anketuarve …

News
Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE’së përdorin veton kundër anëtarësimit

Disa vende anëtare të BE përdorin të drejtën e vetos për të bllokuar vendet kandidate në procesin e anëtarësimit, shpesh për arsye të politikës së brendshme. DW analizon disa raste dhe shqyrton se çfarë qëndron pas tyre. Ka kaluar mjaft kohë që nga zgjerimi i fundit i BE: Kroacia ishte …

News
Çmimet në Kosovë rriten për 5.9 për qind, uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind

Çmimet e importit shënuan rënie tremujore prej 0.8 për qind, ndërsa ato të prodhimit u rritën për 1.2 për qind. Krahasuar me një vit më parë, të dy indekset regjistruan rritje dukshëm më të lartë. Çmimet e mallrave që Kosova importon dhe atyre që prodhohen brenda vendit kanë vazhduar të …