
Më shumë se 60 për qind e qytetarëve serbë do të votonin kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nëse një gjë e tillë do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.
Sipas një sondazhi të Institutit të Shkencave Sociale të Serbisë, përcjell nga “Yahoonews”, 60.2 për qind e të anketuarve thanë se do ta kundërshtonin anëtarësimin në BE nëse Serbia do të duhej ta njihte Kosovën si pjesë të procesit.
Nëse njohja e Kosovës nuk do të ishte kusht, 48.3 për qind e të anketuarve do ta mbështesnin integrimin evropian të Serbisë, ndërsa 35 për qind do të ishin kundër. 12.6 për qind thanë se janë të pavendosur.
Sondazhi tregon gjithashtu skepticizëm të konsiderueshëm për perspektivën evropiane të Serbisë. 46.6 për qind e të anketuarve nuk besojnë se Serbia do të bëhet ndonjëherë anëtare e Bashkimit Evropian. Ky mendim është i pranishëm edhe te 19.4 për qind e atyre që në përgjithësi e mbështesin integrimin evropian.
Sondazhi është zhvilluar nga 21 maji deri më 25 shtator 2026, me pjesëmarrjen e 1,248 personave.

The post Mbi 60% e serbëve nuk e duan BE-në nëse anëtarësimi kushtëzohet me njohjen e Kosovës appeared first on Gazeta Express.