Tre të arrestuar që mashtronin të huajt me investime të rreme, sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në aksion kanë marrë pjesë edhe njësi të tjera hetimore të Policisë së Kosovës, Njësitë Speciale (FIT) dhe AKI-ja.

Operacioni, sipas njoftimit, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, ku tre personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë. Ata dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit përmes sistemeve kompjuterike, komunikimeve elektronike dhe telefonike kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, të cilët dyshohet se i kanë mashtruar duke i bindur të investojnë në platforma të rreme investimi. Në këtë mënyrë, viktimat dyshohet se janë shtyrë të ndërmarrin veprime që u kanë shkaktuar dëm pasuror.

Gjatë kontrolleve në katër lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale dhe pasuri që lidhen me rastin, ndërsa vlera e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë mbi 1 milion euro.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, 4 mijë e 95 euro para të gatshme, 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se janë relevante për rastin. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është mbi 1 milion euro.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjitha rrethanave dhe personave të mundshëm të përfshirë.

The post Tre të arrestuar që mashtronin të huajt me investime të rreme, sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Mbi 60% e serbëve nuk e duan BE-në nëse anëtarësimi kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Më shumë se 60 për qind e qytetarëve serbë do të votonin kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nëse një gjë e tillë do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës. Sipas një sondazhi të Institutit të Shkencave Sociale të Serbisë, përcjell nga “Yahoonews”, 60.2 për qind e të anketuarve …

News
Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE’së përdorin veton kundër anëtarësimit

Disa vende anëtare të BE përdorin të drejtën e vetos për të bllokuar vendet kandidate në procesin e anëtarësimit, shpesh për arsye të politikës së brendshme. DW analizon disa raste dhe shqyrton se çfarë qëndron pas tyre. Ka kaluar mjaft kohë që nga zgjerimi i fundit i BE: Kroacia ishte …

News
Çmimet në Kosovë rriten për 5.9 për qind, uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind

Çmimet e importit shënuan rënie tremujore prej 0.8 për qind, ndërsa ato të prodhimit u rritën për 1.2 për qind. Krahasuar me një vit më parë, të dy indekset regjistruan rritje dukshëm më të lartë. Çmimet e mallrave që Kosova importon dhe atyre që prodhohen brenda vendit kanë vazhduar të …