Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, tha se raporti i publikuar nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e titulloi “Të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2”, po demantohen nga qytetarët.

Ajo e quajti këtë raport “raport të gënjeshtrave të Qeverisë”, ndërsa foli për bujqit dhe subvencionet që ende nuk i kanë marrë qe nga 2023.

“Pyetni bujqit për grante e subvencione: ende ka dëme të pakompensuara të vitit 2023. Mos të flasim për dëmet e kësaj vere, kur ministri solidarizohej me bujqit nëpër arat e bërë rrafsh nga breshëri në komunën e Istogut. Për më tepër sipas bujqve ende s’qenka hapur thirrja për grante për vitin 2026. E sot data është 27 nëntor. KUR?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo përmendi edhe kreditë e larta të cilat po detyrohen bujqit t’i marrin për të mbjellat e tyre.

“Disa e kemi ditur që me gënjeshtra keni ardhur deri këtu, por sot po e dinë të gjithë dhe  ju garantoj se s’ka me shku edhe gjatë. Ky populli është shumë më i mençur se sa pandehni ju. Nuk mundesh me i thënë bujkut “të kam ndihmu” kur ai ka marrë kredi në institucione mikrofinanciare me normë interesi 22%, për t’i mbjellë arat sepse ti e ke shpenzu buxhetin  për zgjedhje”.

The post Hykmete Bajrami: Raporti i gënjeshtrave të Qeverisë po demantohet, bujqit ende s’janë kompensuar për dëmet e 2023-ës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Hill shkruan për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve tanë që vdiqën në Bosnjë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher  Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur. Ai ka veçuar një moment që, sipas …

News
Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik

Presidentja Justina Shiroka-Pula është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Siç njofton Presidenca, Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit …

News
Zvicër, 43-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim dhe dëbim

Gjykata e Qarkut Wil, në kantonin St. Gallen, ka dënuar dy persona nga Evropa Lindore për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh. Përveç burgimit shumëvjeçar, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra. Njëri prej dy personave të dënuar është një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, ndërsa …