Kërkesat e McTominayt për pagën e re e ‘frikësojnë’ Napolin

Napoli do të jetë pa Kevin De Bruynen në ndeshjen e nesërme kundër Sassuolos, ndërsa drejtuesit e klubit janë befasuar nga kërkesat e mëdha financiare të Scott McTominay për rinovimin e kontratës, të cilat raportohet se arrijnë në shtatë milionë euro në sezon, plus bonuse.

Napoli do të përballet me Sassuolon të dielën, në orën 15:00, në kuadër të kampionatit italian.

Trajneri Max Allegri do të ketë në dispozicion një grup të kufizuar lojtarësh, pasi De Bruyne është konfirmuar se do ta humbasë këtë përballje për shkak të një problemi muskulor, të cilin e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Belgu i bashkohet listës së mungesave, ku tashmë gjenden edhe Alex Meret, Antonio Vergara, Giovanni Di Lorenzo, Stanislav Lobotka, Benoit Badiashile, Alisson Santos dhe Alessandro Buongiorno.

Ndërkohë, sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, negociatat me agjentët e McTominayt për rinovimin e kontratës kanë hyrë në një fazë intensive, por situata është mjaft delikate.

Si futbollisti, ashtu edhe klubi dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin, por kanë dallime të mëdha sa i përket pagës që duhet t’i ofrohet reprezentuesit skocez.

Pretendohet se McTominay kërkon shtatë milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset sportive, një shumë që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është i gatshëm ta pranojë.

Oferta maksimale e klubit italian është 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që mund ta çojnë pagën totale në rreth gjashtë milionë euro.

Interesimi për McTominayn nuk mungon, pasi në garë për shërbimet e tij raportohet se janë Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Arsenali dhe ish-klubi i tij, Manchester Unitedi.

Kontrata aktuale e mesfushorit me Napolin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Lista e Napolit për ndeshjen ndaj Sassuolos:

Anguissa, Beukema, Contini, Favasuli, Gilmour, Giovane, Hojlund, Lang, Lucca, Marianucci, Rafa Marin, McTominay, Milinkovic-Savic, Neres, Olivera, Politano, Pugliese, Rrahmani dhe Spinazzola./GazetaExpress/

The post Kërkesat e McTominayt për pagën e re e ‘frikësojnë’ Napolin appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Pascal Gross zbulon alergjinë e pazakontë që e mundon në çdo ndeshje

Mesfushori i Brightonit, Pascal Gross, ka zbuluar alergjinë nga e cila vuan dhe e cila e shoqëron në çdo ndeshje që luan për skuadrën angleze. Në aventurën e tij të dytë me Brightonin, Gross është shndërruar në një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, e cila po kalon një …

News
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri bashkë me Mujë Krasniqin e Daut Haradinajn

Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Me rastin e 28 Nëntorit, ajo ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes …

News
Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh, Rama fotografohet me qytetarët

Në sheshin qendror të Prishtinës kanë filluar tashmë përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë. Murali do të vendoset në një lokacion tjetër në qendër, pasi që Policia me urdhër të Prokurorisë s’ka lejuar vendosjen tek objekti i Ministrisë së Ekonomisë. Në shesh është edhe kryetari i Komunës, Përparim …