KFOR vazhdon patrullimet në të gjithë Kosovën, synon ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët e tij po vazhdojnë patrullimet e rregullta në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së një pranie të dukshme dhe forcimit të komunikimit me qytetarët.

Përmes një njoftimi, KFOR ka theksuar se pjesëtarët e misionit po angazhohen çdo ditë në terren dhe po zhvillojnë takime e komunikime të drejtpërdrejta me qytetarët e komuniteteve të ndryshme.

Sipas KFOR-it, këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për ndërtimin e besimit dhe garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

The post KFOR vazhdon patrullimet në të gjithë Kosovën, synon ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komisionin për Ekonomi

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, ku të ftuar ishin anëtarët e Bordit të ZRRE-së, raporton Ekonomia Online. Debati nisi pas pyetjes së deputetit të …

News
Lumir Abdixhiku flet për “luftë kundër LDK-së”: Po ofendohen vrasjet politike, institucionet të veprojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për “luftë kundër LDK-së”. Lumir Abdixhiku publikoi në Facebook një fotografi me aktivistin e plagosur dikur, Fetah Rudin, ndërsa shkroi se zhvlerësohen vrasjet e aktivistëve të partisë më të vjetër në vend se kinse “ishin UDB-ashë”. “Ju kam thënë, mos i dëgjoni. …

News
Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për përgatitjen e sulmeve të reja ruse ndaj vendit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që t’i marrin seriozisht këto paralajmërime, pasi furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet …