![]()
Një video e re e regjistruar nga kamerat e trupit tregon momentin kur forcat speciale meksikane bastisën strehën e udhëheqësit të kartelit të drogës, El Chapo Isidro, dhe e arrestuan atë.
Pamjet nga Sekretariati i Mbrojtjes i Meksikës tregojnë operacionin në Guasave, Sinaloa, të premten (20 nëntor), kur ushtria hyri në një shtëpi përmes garazhit dhe zbuloi Fausto Isidro Meza Floresin, një nga dhjetë personat më të kërkuar nga FBI, të ulur në një divan.
Ushtria meksikane u vu nën zjarr gjatë operacionit, si pasojë e të cilit u vranë katër ushtarë dhe 16 anëtarë të kartelit. Së bashku me Floresin, u arrestuan edhe 16 persona të tjerë.
Sipas FBI dhe qeverisë meksikane, Flores është përfshirë në tregtinë e drogës prej 20 vitesh dhe udhëheq grupin Los Mazatlecos, i cili akuzohet për rrëmbime, tortura dhe vrasje, si dhe për trafikim të drogës.
The post Momenti kur forcat meksikane e arrestojnë bosin e kartelit, El Chapo Isidro – pamje të reja nga kamerat e trupit appeared first on Gazeta Express.