Plani i Naim Murselit për likuidimin e Liridonës…detaje nga aktgjykimi i Apelit që e la në burgim të përjetshëm bashkë me Plavën dhe 30 vjet burgim Kokallës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet e shkallës së parë me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademaj, tri vite më parë, në nëntor të vitit 2023.

Në aktgjykimin e Apelit, të cilin e posedon Gazeta Express, përshkruhen detaje tronditëse për planin e vrasjes së Liridonës.

Pas qershorit të vitit 2022, kur është paguar polisa e sigurimit jetësor në emër të Liridona Ademaj me kompaninë Folksam në vlerë 3.000.000 kruna suedeze (afërsisht 267 mijë euro), i akuzuari Naim Murseli, të akuzuarit të tretë Kushtrim Kokallës “ia ka shpalosur planin e likuidimit të Liridonës, duke i kërkuar mundësi për vrasjen e saj, për çka fillimisht ai kishte refuzuar e më pas ia ka gjetur Granit Plavën, ku të tret janë dakorduar që Graniti ta kryej vrasjen që Naimi t’ia paguaj 30 mijë euro”.

Naim Murseli, gjithnjë sipas aktgjykimit, ka siguruar armën e zjarrit, pistoletën e markës “Zastava” me 20 fishekë, të blerë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj, në shumë prej 280 euro, të cilën armë ia ka dhënë të pandehurit të dytë Granit Plavës, i cili armën e përmendur e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona Ademaj, që e ka kryer të njëjtën ditë, në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18.

Në aktgjykim përshkruhet se në vendin për të cilin është dakorduar me të akuzuarin Naim, të cilin e kanë inskenuar që të duket si grabitje ndërsa i akuzuari Naim, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë, ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka i akuzuari Naim, me fëmijët ka dal nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, pastaj, në vazhdim, përkitazi me të akuzuarin Granit Plava, vazhdohet me konstatimin se: “është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se, i akuzuari Granit Plava, me datë 29.11.2023 në intervalin kohor prej orës 20:11 deri 20:18, në fshatin Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi” lagjia “Chelsea Point” Komuna e Prishtinës, pas marrëveshjes paraprake, me të akuzuarin e parë Naim Murseli, ashtu që, pasi, i akuzuari i parë Naim Murseli, me veturën e markës “BMV” me targat e Suedisë në të cilën ende kanë qenë tani e ndjera Liridona Ademaj dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, i ka dhënë shenjë me dritat të veturës të akuzuarit të dytë Granit Plavës, ai befasisht ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i akuzuari i parë Naim Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij ka mbajtur Liridonën…

Me këtë vendim mbeten në fuqi burgimi i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën. Gjykata ka vlerësuar se dënimi prej 30 vjetësh burgim ishte në përputhje me dispozitat ligjore dhe me rolin e tij në kryerjen e veprës penale.

The post Plani i Naim Murselit për likuidimin e Liridonës…detaje nga aktgjykimi i Apelit që e la në burgim të përjetshëm bashkë me Plavën dhe 30 vjet burgim Kokallës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
A mund ta zbehë një ekstrakt bimor dëshirën për çokollatë?

Një ekstrakt nga bima Gymnema sylvestre mund ta zbehë përkohësisht shijen e ëmbël dhe ta bëjë çokollatën më pak tërheqëse. Në një eksperiment me 56 të rritur të shëndetshëm, pjesëmarrësit hëngrën mesatarisht 21,3 për qind më pak çokollatë gjatë 15 minutave pasi morën një tabletë me ekstraktin, krahasuar me rastin …

News
Vezët e përziera kryesojnë në SHBA, sipas një sondazhi me 5 000 amerikanë

Vezët e përziera janë mënyra e preferuar e përgatitjes së vezëve për 28 për qind të amerikanëve të anketuar, ndërsa proshuta krokante është shoqëruesi më i përzgjedhur. Këto janë disa nga gjetjet e një sondazhi që Talker Research zhvilloi me 5 000 të rritur në SHBA, me porosi të organizatës …

News
KFOR sjell ushtarakë të Ushtrisë së Serbisë në shtabin e tyre në Prishtinë, çfarë thuhet në komunikatë për takimin

Përfaqësuesit e Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (SAF). Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen …