Presidentja sllovene pas takimit me Shiroka- Pulën: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një bisedë me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të saj për integrimin evropian të Kosovës.

Përmes një postimi në X, Pirc Musar ka bërë të ditur se me presidenten e Kosovës ka diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin.

Ajo ka theksuar se dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë kyç për paqe të qëndrueshme në rajon.

Takimi i presidenteve është bërë në kuadër të takimeve të Brdo-Brionit. /Gazeta Express

The post Presidentja sllovene pas takimit me Shiroka- Pulën: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Hill shkruan për vdekjen e Talbott: S’mund ta harrojë si i ngushëllonte familjarët e diplomatëve tanë që vdiqën në Bosnjë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher  Hill, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit amerikan Strobe Talbott. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hill ka kujtuar bashkëpunimin e afërt me Talbottin, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur. Ai ka veçuar një moment që, sipas …

News
Shiroka-Pula takohet me presidentin kroat në Ohër: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik

Presidentja Justina Shiroka-Pula është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Siç njofton Presidenca, Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit …

News
Zvicër, 43-vjeçari nga Kosova dënohet me burgim dhe dëbim

Gjykata e Qarkut Wil, në kantonin St. Gallen, ka dënuar dy persona nga Evropa Lindore për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh. Përveç burgimit shumëvjeçar, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra. Njëri prej dy personave të dënuar është një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, ndërsa …