
Hansi Flick po përballet me një dilemë të re te Barcelona, pas asaj që ndodhi në fitoren 3:2 ndaj Villarrealit.
Në qendër të diskutimeve është ekzekutimi i penalltive, pasi Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë, ndonëse fillimisht ishte Raphinha ai që pritej ta merrte përsipër këtë përgjegjësi.
Sipas “Sport”, braziliani, i cili është ekzekutuesi i parë i penalltive te Barcelona, ia la topin Yamalit pas kërkesës së këtij të fundit, përcjell “Gazeta Express”.
Vendimi erdhi në një moment të vështirë për katalunasit, të cilët ishin në disavantazh 0:2.
Megjithatë, statistikat e Raphinhas nga pika e bardhë janë mbresëlënëse.
Braziliani ka realizuar 21 penallti radhazi dhe nuk ka gabuar që nga 23 dhjetori i vitit 2017, kur ishte pjesë e Vitoria Guimaraes.
Me fanellën e Barcelonës, ai ka realizuar të gjitha 11 penalltitë e ekzekutuara.
Në anën tjetër, Yamal këtë sezon ka shënuar vetëm një nga tri penalltitë e ekzekutuara, ndërsa ka gabuar ndaj Racing Santanderit dhe Villarrealit.
Tashmë Flick duhet të vendosë nëse do t’ia besojë sërish këtë përgjegjësi Raphinhas apo do të vazhdojë t’i japë mundësi talentit spanjoll. /Gazeta Express
The post Raphinha e vendos në pozitë të vështirë Flickun, rekordi i brazilianit e hap debatin te Barcelona appeared first on Gazeta Express.