Smira e Dardanisë: Nga Labirinti i famshëm te Nusja Dardane!

Në Smirë të Vitisë, vendin që lidhet me zbulimin e Labirintit të famshëm Dardan, sot u shënua një tjetër ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore dhe historike: zbulimi i monumentit “Nusja Dardane”.

Në këtë tokë me rrënjë të thella historike, ku arkeologjia ka dëshmuar gjurmë të qytetërimit të lashtë dardan, Nusja Dardane vjen si një simbol i bukurisë, identitetit, traditës dhe krenarisë së trashëguar ndër breza.

Monumenti është realizuar nga Gitor Shpk dhe Fondacioni Prof. Fehmi Ramadani, si një investim në kulturë, trashëgimi dhe kujtesën historike, me synimin që Smira të pasurohet me një simbol të përhershëm që do t’u mbetet brezave.

Në ceremoninë e zbulimit morën pjesë përfaqësues institucionalë, personalitete dhe figura të njohura, ndër ta kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, kryetari i OVL-së së UÇK-së në Viti, Idriz Quni, anëtarë të Këshillit të Fshatit Smirë, Ramush Ahmetaj – komandant i Njësisë Speciale Elite të Dukagjinit në UÇK, si dhe Agon Hana, nip i Xheladin Hanës.

Vendosja e shtatores në rrethrrotullimin e Smirës, me përkrahjen unanime të Këshillit të Fshatit, shënon një vepër që synon të mos jetë vetëm monument artistik, por edhe një pikë referimi për këtë vend, për vizitorët dhe për brezat e ardhshëm.

Smira, e cila tashmë lidhet edhe me zbulime që kanë zgjuar interesim për historinë dardane, sot pasurohet me një simbol të ri, që e lidh të kaluarën me të tashmen dhe i jep historisë një formë të dukshme në zemër të fshatit.

Nga Labirinti Dardan te Nusja Dardane, Smira vazhdon të dëshmojë se historia nuk është vetëm ajo që ruhet në libra, por edhe ajo që ndërtohet, kujtohet dhe nderohet sot./metro

The post Smira e Dardanisë: Nga Labirinti i famshëm te Nusja Dardane! appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Pascal Gross zbulon alergjinë e pazakontë që e mundon në çdo ndeshje

Mesfushori i Brightonit, Pascal Gross, ka zbuluar alergjinë nga e cila vuan dhe e cila e shoqëron në çdo ndeshje që luan për skuadrën angleze. Në aventurën e tij të dytë me Brightonin, Gross është shndërruar në një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, e cila po kalon një …

News
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri bashkë me Mujë Krasniqin e Daut Haradinajn

Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Me rastin e 28 Nëntorit, ajo ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes …

News
Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh, Rama fotografohet me qytetarët

Në sheshin qendror të Prishtinës kanë filluar tashmë përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë. Murali do të vendoset në një lokacion tjetër në qendër, pasi që Policia me urdhër të Prokurorisë s’ka lejuar vendosjen tek objekti i Ministrisë së Ekonomisë. Në shesh është edhe kryetari i Komunës, Përparim …