Takim sekret dhe keqkuptime, zbardhen prapaskenat e krizës mes Musialës dhe Bayernit

Një situatë gjithnjë e më e tensionuar po zhvillohet mes Jamal Musialës dhe drejtuesve të Bayern Munichut.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, në prapaskenë ka pasur një takim mes përfaqësuesve të futbollistit dhe presidentit të nderit të klubit, Uli Hoeness, i cili duket se ka ndikuar në përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve.

Sipas gazetës “Süddeutsche Zeitung”, këshilltari i Musialës, Christian Schmid, është takuar me Hoenessin në shtëpinë e këtij të fundit në Tegernsee, përcjell “Gazeta Express”.

Nga ky takim nuk ka dalë asnjë marrëveshje ligjërisht detyruese, por palët duket se kanë krijuar interpretime të ndryshme për atë që ishte diskutuar.

Drejtuesit e Bayernit kishin kuptuar se ishte arritur një dakordim me kampin e lojtarit, sipas të cilit kushtet financiare të kontratës do të rishikoheshin nëse Musiala nuk do të arrinte të rikthehej në nivelin e tij më të mirë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e futbollistit e kishin konsideruar bisedën vetëm si një shkëmbim të hapur dhe konstruktiv mendimesh. /Gazeta Express

The post Takim sekret dhe keqkuptime, zbardhen prapaskenat e krizës mes Musialës dhe Bayernit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Flick befason me vendimin për Yamalin para udhëtimit në Azerbajxhan!

Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa yllin e saj, Lamine Yamal. Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me futbollistin e ri, duke ia dhënë mundësinë të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh. Yamal ka ndier shqetësime …

News
Mashtroi qytetarët se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar rrejshëm se vuante nga leukemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen …

News
27 vjetori i SHKK, Kurti: Natyrisht që burgu s’është i mirë, por është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë

Të burgosurit dhe personat në paraburgim, pavarësisht humbjes së lirisë, nuk i humbin të drejtat e tyre, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), raporton Ekonomia Online. Kurti ka thënë se burgu është i domosdoshëm për …