
Tottenham Hotspur është i gatshëm ta shesë Richarlisonin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk dëshiron që sulmuesi brazilian të përfundojë te ndonjë rival i drejtpërdrejtë në Premierligë.
Sipas raportimit të “Football Insider”, Evertoni dhe Crystal Palace kanë shprehur interesim për transferimin e 29-vjeçarit, por drejtuesit e Tottenhamit preferojnë që ai të largohet drejt një kampionati tjetër.
Richarlison nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Roberto De Zerbi, i cili e ka lënë jashtë listës së skuadrës për Premierligë. Për këtë arsye, edhe vetë futbollisti është i interesuar të largohet në kërkim të një ambienti të ri ku do të kishte më shumë hapësirë për të luajtur.
Interesimi për brazilianin nuk mungon as jashtë Anglisë. Skuadra nga Turqia dhe Brazili po e përcjellin situatën e tij, ndërsa një transferim jashtë Premierligës shihet si opsioni më i mundshëm.
Tottenhami dëshiron të përfitojë financiarisht nga largimi i tij, por njëkohësisht nuk dëshiron të bëjë gabimin duke e përforcuar një kundërshtar në kampionat.
Kontrata e Richarlisonit me Tottenhamin skadon në verën e vitit 2027, çka e bën afatin kalimtar të janarit një mundësi të rëndësishme për klubin londinez që të përfitojë nga shitja e tij.
The post Tottenhami vendos kushte për largimin e Richarlisonit appeared first on Gazeta Express.