Katër persona arrestohen për narkotikë në Prishtinë, Gjakovë dhe pikën kufitare të Mutivodës – konfiskohen mbi 14 kilogramë marihuanë

Katër persona janë arrestuar në tri lokacione të ndryshme në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës u zhvillua dje në mesditë në Prishtinë, Gjakovë dhe në pikën e kufitare në Mutivodë.

Gjatë operacionit, policia ka arrestuar katër persona, shtetas të Kosovës, ndërsa gjatë kontrolleve ka gjetur dhe konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë marihuanë.

Përveç substancave narkotike, policia ka sekuestruar edhe katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

The post Katër persona arrestohen për narkotikë në Prishtinë, Gjakovë dhe pikën kufitare të Mutivodës – konfiskohen mbi 14 kilogramë marihuanë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Podujevë

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje. “Podujevë  09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, …

News
Trump e quajti Putinin “mik”, Zelensky: Ai është vrasës për ne e shumicën e botës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si një “vrasës”, në përgjigje të deklaratës së Donald Trumpit, i cili iu referua liderit rus si “miku im” gjatë vizitës së tij në Kinë këtë javë. Duke folur për CNN, Zelensky tha se është në dorën e presidentit amerikan …

News
Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë

Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon sot. Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, është paraparë të bëhet në orën 15:00. Qëndrimi i tij në …