Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë

Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon sot.

Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, është paraparë të bëhet në orën 15:00.

Qëndrimi i tij në Kosovë u mundësua pas lejes së Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat e miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Krasniqi kishte arritur në Kosovë të mërkurën, më 18 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar pranë familjes, nën shoqërimin dhe masat e sigurisë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

The post Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Podujevë

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje. “Podujevë  09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, …

News
Real Madridi kërkon fitoren e nëntë radhazi, Celta Vigo udhëton në “Bernabeu”

Real Madridi rikthehet sonte në aksion në La Liga, pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, me synimin për ta vazhduar serinë fantastike të rezultateve pozitive. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të përballet me Celta Vigon, në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja zhvillohet në stadiumin …

News
Trump e quajti Putinin “mik”, Zelensky: Ai është vrasës për ne e shumicën e botës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si një “vrasës”, në përgjigje të deklaratës së Donald Trumpit, i cili iu referua liderit rus si “miku im” gjatë vizitës së tij në Kinë këtë javë. Duke folur për CNN, Zelensky tha se është në dorën e presidentit amerikan …