Trump e quajti Putinin “mik”, Zelensky: Ai është vrasës për ne e shumicën e botës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si një “vrasës”, në përgjigje të deklaratës së Donald Trumpit, i cili iu referua liderit rus si “miku im” gjatë vizitës së tij në Kinë këtë javë.

Duke folur për CNN, Zelensky tha se është në dorën e presidentit amerikan se si dëshiron ta quajë Putinin, por shtoi: “Për ne, ai është armik… për ne, ai është një vrasës”.

Në margjinat e një takimi historik trepalësh me liderin kinez Xi Jinping dhe Putinin të enjten, Trump e quajti Putinin “mikun e tij” dhe tha se dy liderët kanë pasur “marrëdhënie të shkëlqyera për shumë vite”.

Të paktën nëntë persona u vranë nga sulmet ruse që shënjestruan ura në Kiev dhe stacione hekurudhore të premten, disa ditë pasi Ukraina kishte dëmtuar rëndë Urën e Krimesë.

Zelensky e cilësoi sulmin si “më të madhin e këtij viti” dhe tha se vendi pësoi viktima dhe të plagosur në mesin e civilëve, pas një vale sulmesh me 110 raketa, përfshirë 27 raketa balistike, si dhe më shumë se 400 dronë.

Disa orë pas sulmeve ndaj Ukrainës, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Putini “do të dëshironte t’i jepte fund luftës”.

“Ata (Zelensky dhe Putini) të dy duan t’i japin fund asaj dhe është një gjë shumë e mirë që unë kam marrëdhënie me të”, tha ai të premten.

Trump gjithashtu këmbënguli në përshkrimin e liderit rus si mik të tij, por tha se “nuk mund të flasë” nëse Putini është mik i Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Zelensky tha se, pavarësisht qëndrimit të Trumpit, ai e konsideron Putinin “vrasës”.

“Unë mendoj se, për shumicën e njerëzve në botë, ai është një vrasës, sepse po vret – meqë ra fjala – po vret çdo ditë dhe çdo natë”, tha ai.

Zelensky gjithashtu deklaroi se të folurit për Putinin sikur ai të ishte një “mik” tregon se “ai nuk po ndien presion të mjaftueshëm”.

Përplasja verbale ndodhi në një kohë kur Polonia fqinje njoftoi se një raketë ruse e lundrimit ishte ndër tre objektet që shkelën hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, në orët e para të së premtes.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se nuk dukej të ishte një incident aksidental, ndërsa në rajon po zhvilloheshin stërvitje ushtarake perëndimore.

Nuk pati të lënduar dhe nuk është raportuar për dëme materiale, por Varshava e përshkroi incidentin si një “provokim” nga Moska.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dënoi “shkeljet e rënda të hapësirës ajrore polake” dhe tha se avionët luftarakë të NATO-s ishin ngritur në ajër në përgjigje të incidentit.

Rusia nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me shkeljet, të cilat ndodhën gjatë sulmit masiv të së premtes ndaj Ukrainës.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, tha se një raketë kishte goditur një zonë rurale në Nowy Lipowiec, rreth 50 km nga kufiri me Ukrainën.

Sipas autoriteteve polake, raketa goditi rreth 100 km larg vendit ku trupat europiane – nga 11 prej 36 vendeve anëtare të Koalicionit të të Gatshmëve – po përfundonin një stërvitje ushtarake.

Autoritetet shtuan se një raketë tjetër dhe një dron me motor reaktiv dyshohet se kanë goditur edhe dy lokacione të tjera.

The post Trump e quajti Putinin “mik”, Zelensky: Ai është vrasës për ne e shumicën e botës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Podujevë

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje. “Podujevë  09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, …

News
Real Madridi kërkon fitoren e nëntë radhazi, Celta Vigo udhëton në “Bernabeu”

Real Madridi rikthehet sonte në aksion në La Liga, pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, me synimin për ta vazhduar serinë fantastike të rezultateve pozitive. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të përballet me Celta Vigon, në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja zhvillohet në stadiumin …

News
Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë

Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon sot. Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, është paraparë të bëhet në orën 15:00. Qëndrimi i tij në …