
Llapi ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 4:1 dhe duke regjistruar kështu triumfin e parë para tifozëve të vet këtë edicion.
Skuadra nga Podujeva ka arritur të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të marrë tri pikë të rëndësishme, të cilat mund t’i japin më shumë qetësi në vazhdim të kampionatit.
Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 11 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelën e klasifikimit.
Në anën tjetër, situata vazhdon të jetë shumë e vështirë për Vushtrrinë. Pas kësaj humbjeje, skuadra vushtrriase mbetet në kuotën e vetëm tri pikëve dhe vazhdon të mbajë pozitën e fundit në tabelë.
The post Llapi regjistron fitoren e parë si vendas, Vushtrria vazhdon vuajtjen appeared first on Gazeta Express.