Prokuroria kërkon paraburgimin e katër të arrestuarve për narkotikë pasi gjeti mbi 15 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për një aksion të bastisjeve në disa lokacione dhe ndalimin e katër personave të cilët dyshohen për narkotikë. S.M, F.B, N.I dhe Gj.S., i cili dyshohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale,

Prokuroria tha se me realizimin e kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë), dy vetura, dy armë zjarri, 62 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi nëntë mijë euro.

Prokurori i shtetit i ka parashtruar gjykatës kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, me qëllim të sigurimit të pranisë të njëjtëve në procedurë penale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha “do të vijojë të mbetet e determinuar në luftimin e dukurive negative, me qëllim vendosjen para drejtësisë së kryesve të veprave penale, me theks të veçantë të veprave penale të narkotikëve”.

The post Prokuroria kërkon paraburgimin e katër të arrestuarve për narkotikë pasi gjeti mbi 15 kilogramë marihuanë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Vizita dhe takimet do të nisin që nga kufiri i Qafë …

News
Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov. Në një intervistë për Sitel, …

News
MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar informacione zyrtare lidhur me rastin e 38-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit “Nëna Terezë”, në afërsi të fshatit Smillkovcë. Sipas policisë, bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit. Pranë trupit të tij …