MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar informacione zyrtare lidhur me rastin e 38-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit “Nëna Terezë”, në afërsi të fshatit Smillkovcë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit. Pranë trupit të tij ishte gjetur edhe një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar viktima.

Rasti ishte raportuar në SPB Shkup në orën 06:15, pas së cilës menjëherë në vendngjarje kishin dalë zyrtarët policorë.

“Më 21.11.2026, në orën 06:15, në SPB Shkup është raportuar se në unazën ‘Nëna Terezë’, në afërsi të fshatit Smillkovcë të Shkupit, është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë pas denoncimit, zyrtarët policorë të SPB Shkup janë dërguar në vendngjarje, ku është konstatuar se bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen. Gjatë kontrollit të trupit është vërejtur një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës.

“Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi përkatës i SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes penalo-juridike”, njoftuan nga Ministria.

Deri më tani nuk është përcaktuar se si është shkaktuar plaga nga arma e zjarrit dhe nëse ajo është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së 38-vjeçarit.

Përgjigjet për këto pyetje pritet të dalin pas obduksionit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore, ndërsa policia po vazhdon punën për zbardhjen e rastit.

The post MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Vizita dhe takimet do të nisin që nga kufiri i Qafë …

News
Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov. Në një intervistë për Sitel, …

News
Dioqeza e Rashkës kundër Projektligjit për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore: S’u konsultuam, ka kompetenca të zgjeruara  

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar pas kalimit në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Në një reagim në X, Dioqeza pretendon se Kisha Ortodokse Serbe nuk është konsultuar gjatë hartimit të këtij projektligji, i cili parasheh themelimin e një …