
PSG-ja po e sheh Rayan Cherkin si pasues të mundshëm të Ousmane Dembeles.
Parisienët po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të yllit të Manchester Cityt, Rayan Cherki, në rast se Dembele largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri Luis Enrique e vlerëson shumë mesfushorin ofensiv francez dhe e konsideron atë një alternativë për repartin e sulmit.
Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend ta shesë Cherkin, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2030. Situata mund të ndryshojë nëse ndaj Cityt shqiptohen sanksione të mundshme.
Kështu, PSG-ja mund ta ketë Cherkin në listën e objektivave për merkaton e verës.
The post PSG-ja e sheh Cherkin si pasues të Dembeles appeared first on Gazeta Express.