Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov.

Në një intervistë për Sitel, ai paralajmëroi gjithashtu një mënyrë të re të llogaritjes së tarifës së rrjetit, me të cilën amvisëritë që shpenzojnë më pak rrymë do të paguanin një shumë më të vogël.

Ndërsa Qeveria paralajmëron se çmimi i rrymës për amvisëritë do të mbetet i njëjtë pas Vitit të Ri, Ristov pret që shtrenjtimi eventual të jetë në kuadër të 2 deri në 3 për qind.

Ai theksoi se po shqyrtohet se si do të shpërndahet kostoja shtesë nëpër modelet tarifore.

Kompanitë energjetike tashmë i kanë dorëzuar kërkesat financiare dhe teknike, ndërsa KRRE-ja duhet t’i sjellë vendimet deri në fund të vitit.

The post Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Vizita dhe takimet do të nisin që nga kufiri i Qafë …

News
MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar informacione zyrtare lidhur me rastin e 38-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit “Nëna Terezë”, në afërsi të fshatit Smillkovcë. Sipas policisë, bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit. Pranë trupit të tij …

News
Dioqeza e Rashkës kundër Projektligjit për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore: S’u konsultuam, ka kompetenca të zgjeruara  

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar pas kalimit në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Në një reagim në X, Dioqeza pretendon se Kisha Ortodokse Serbe nuk është konsultuar gjatë hartimit të këtij projektligji, i cili parasheh themelimin e një …