Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Vizita dhe takimet do të nisin që nga kufiri i Qafë Thanës, ku do të promohet sistemi “hyrje-hyrje” në kudrin shqiptaro-maqedonas, ndërsa më pas, bashkë me zyrtarët e VLEN-it, do të niset për Manastir me rastin e 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ngjarjes historike të vitit 1908 që vendosi themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe.

Përveç karakterit përkujtimor, vizita pritet të ketë edhe dimension politik, për shkak të takimeve të paralajmëruara me përfaqësuesit e partive shqiptare. Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në këtë datë mbart simbolikë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe lidhjet kulturore ndërmjet shqiptarëve në rajon.

Në ndërkohë, kryeministri Rama do ta takojë edhe kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski, si dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, Takimet e ndara me Mickoskin dhe Ahmetin do të bëhen në qytetin e Ohrit. (koha.mk)

The post Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov. Në një intervistë për Sitel, …

News
MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar informacione zyrtare lidhur me rastin e 38-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit “Nëna Terezë”, në afërsi të fshatit Smillkovcë. Sipas policisë, bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit. Pranë trupit të tij …

News
Prokuroria kërkon paraburgimin e katër të arrestuarve për narkotikë pasi gjeti mbi 15 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për një aksion të bastisjeve në disa lokacione dhe ndalimin e katër personave të cilët dyshohen për narkotikë. S.M, F.B, N.I dhe Gj.S., i cili dyshohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale, Prokuroria tha se me realizimin e kontrolleve në lokacionet …