Përparim Rama: Nëse nuk lejojnë vendosjen e muralit, do t’i vazhdojmë punimet deri në arrestim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar për KosovaPress se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë.

Rama ka thënë se edhe nëse vendimi është negativ, do të ndërmarrin veprime për vazhdimin e punimeve, deri në pikën kur Policia mund të arrestojë punëtorët.

Kryetari i Prishtinës po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, përkundër reshjeve të borës, në pritje të vendimit.

Situata është tensionuar gjatë paradites, pas përplasjeve ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, e cila ka paralajmëruar arrestimin e personave që vazhdojnë punimet.

Mozaiku kushtuar Nënës Terezë ishte paraparë të përurohej sot, me rastin e 28 Nëntorit.

The post Përparim Rama: Nëse nuk lejojnë vendosjen e muralit, do t’i vazhdojmë punimet deri në arrestim appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë

Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë në Premierligë, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka pranuar se skuadra e tij ndodhet në një moment delikat pas humbjes së radhës. Londinezët u mposhtën të premten nga Nottingham Foresti me rezultat 3:2, në një ndeshje ku nuk arritën të shmangnin humbjen e …

News
Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është përballur me një reagim të ashpër nga tifozët e klubit londinez gjatë humbjes 3:2 ndaj Nottingham Forestit në Premierligë. Futbollisti francez u vërshëllye vazhdimisht nga mbështetësit e skuadrës së tij sa herë që prekte topin, ndërsa disa prej tyre i drejtuan edhe thirrje, duke …

News
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli). Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar …