Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është përballur me një reagim të ashpër nga tifozët e klubit londinez gjatë humbjes 3:2 ndaj Nottingham Forestit në Premierligë.

Futbollisti francez u vërshëllye vazhdimisht nga mbështetësit e skuadrës së tij sa herë që prekte topin, ndërsa disa prej tyre i drejtuan edhe thirrje, duke i thënë se nuk ishte i mirëpritur në klub.

Reagimi i tifozëve erdhi pas publikimit të një interviste të paautorizuar të Fofanas me YouTuber-in francez Zach Nani. Në këtë bisedë dyorëshe, mbrojtësi kishte bërë edhe komente që u interpretuan si shaka lidhur me penalltinë e humbur në serinë e penalltive ndaj Liverpoolit në Kupën e Ligës.

Trajneri Xabi Alonso kishte bërë të ditur se lojtari kishte kërkuar falje dhe se një situatë e tillë nuk do të përsëritej.

Megjithatë, në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit, Fofana kaloi një pasdite për t’u harruar. Ai shkaktoi penallti në minutën e 51-të pas ndërhyrjes ndaj Liam Delapit, nga e cila Morgan Gibbs-White shënoi për 2:0.

Francezi u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 56-të nga Levi Colwill.

Pas ndeshjes, Alonso doli në mbrojtje të futbollistit, duke kërkuar unitet brenda skuadrës dhe mbështetje për të gjithë lojtarët në këtë periudhë të vështirë.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë ata që janë në zhveshtore dhe në skuadër janë të nevojshëm. Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i kalojmë së bashku këto momente të vështira. Nuk duhet ta lëmë askënd anash”, deklaroi Alonso.

Ndërkohë, Zach Nani ka dalë në mbrojtje të Fofanas, duke thënë se futbollisti nuk ishte aspak i kënaqur gjatë intervistës dhe se e kishte pranuar nevojën për të përmirësuar paraqitjet e tij.

Fofana, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2022 nga Leicester City për rreth 75 milionë funte, ka regjistruar 10 paraqitje këtë sezon.

Situata e tij vjen në një periudhë të vështirë për londinezët, të cilët po përballen me kritika të shumta për rezultatet dhe problemet në repartin defensiv.

The post Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë

Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë në Premierligë, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka pranuar se skuadra e tij ndodhet në një moment delikat pas humbjes së radhës. Londinezët u mposhtën të premten nga Nottingham Foresti me rezultat 3:2, në një ndeshje ku nuk arritën të shmangnin humbjen e …

News
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli). Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar …

News
“Kryetar nuk t’ka hije me piskat”, “qetu ma keni pru”, debati i nxehtë i Përparim Ramës me Komandantin e Policisë

“Jo po punoni”, “jo s’po punoni”. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar sot me komandantin e policisë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku Komuna e Prishtinës planifikoi vendosjen e një murali të Nënë Terezës për festën e 28 Nëntorit. Ministria e Ekonomisë dje reagoi duke thënë se komuna …