“Kryetar nuk t’ka hije me piskat”, “qetu ma keni pru”, debati i nxehtë i Përparim Ramës me Komandantin e Policisë

“Jo po punoni”, “jo s’po punoni”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar sot me komandantin e policisë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku Komuna e Prishtinës planifikoi vendosjen e një murali të Nënë Terezës për festën e 28 Nëntorit.

Ministria e Ekonomisë dje reagoi duke thënë se komuna kishte dhënë pëlqim “për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse”.

Sot Rama doli në një konferencë për media ku tha se punëtorët duhet të kryejnë punimet dhe tha se procesi ka qenë i ligjshëm e vendim i asmblistëve të kryeqytetit.

Pas kësaj konference, komandanti i policisë doli për t’i ndalëm punimet.

Derisa Rama i tha komandantit të policisë “bjere urdhrin qetu”, duke kërkuar me shkrim urdhrin e prokurorit, ai ia ktheu: Kryetar nuk t’ka hije me piskat.

“Qetu ma keni pru, qetu ma keni pru”, i tha Rama atij duke prekur hundën.

Rama u ankua për bllokadë të përsëritur nga Qeveria e Kosovës ndaj projekteve të kryeqytetit.

Ai tha se murali i Nënë Terezës ishte menduar si dhuratë për kryeqytetin për 28 nëntor./Express/

The post “Kryetar nuk t’ka hije me piskat”, “qetu ma keni pru”, debati i nxehtë i Përparim Ramës me Komandantin e Policisë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë

Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë në Premierligë, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka pranuar se skuadra e tij ndodhet në një moment delikat pas humbjes së radhës. Londinezët u mposhtën të premten nga Nottingham Foresti me rezultat 3:2, në një ndeshje ku nuk arritën të shmangnin humbjen e …

News
Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është përballur me një reagim të ashpër nga tifozët e klubit londinez gjatë humbjes 3:2 ndaj Nottingham Forestit në Premierligë. Futbollisti francez u vërshëllye vazhdimisht nga mbështetësit e skuadrës së tij sa herë që prekte topin, ndërsa disa prej tyre i drejtuan edhe thirrje, duke …

News
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli). Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar …