Përplasja Komunë-Ministri për muralin, reagon autori Don Dominik Kukeli: Nënë Tereza s’meriton një trajtim të tillë

Autori i mozaikut të Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve për vendosjen e veprës artistike në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur pakënaqësinë për trajtimin që po i bëhet kësaj çështjeje, duke e cilësuar situatën si një tragjikomedi.

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga ‘gjaku’ i saj”, ka shkruar Kukeli.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të mozaikut që pritet të vendoset në kryeqytet.

“Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shtuar ai.

Reagimi i Kukelit vjen pas përplasjes ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut.

Projekti në nderim të Nënës Terezë ishte paraparë të përurohej më 28 Nëntor.

The post Përplasja Komunë-Ministri për muralin, reagon autori Don Dominik Kukeli: Nënë Tereza s’meriton një trajtim të tillë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë

Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë në Premierligë, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka pranuar se skuadra e tij ndodhet në një moment delikat pas humbjes së radhës. Londinezët u mposhtën të premten nga Nottingham Foresti me rezultat 3:2, në një ndeshje ku nuk arritën të shmangnin humbjen e …

News
Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është përballur me një reagim të ashpër nga tifozët e klubit londinez gjatë humbjes 3:2 ndaj Nottingham Forestit në Premierligë. Futbollisti francez u vërshëllye vazhdimisht nga mbështetësit e skuadrës së tij sa herë që prekte topin, ndërsa disa prej tyre i drejtuan edhe thirrje, duke …

News
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli). Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar …