Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë

Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë në Premierligë, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka pranuar se skuadra e tij ndodhet në një moment delikat pas humbjes së radhës.

Londinezët u mposhtën të premten nga Nottingham Foresti me rezultat 3:2, në një ndeshje ku nuk arritën të shmangnin humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Igor Jesus kaloi vendasit në epërsi, ndërsa Morgan Gibbs-White realizoi për 2:0 nga penalltia. Emmanuel Emegha ngushtoi rezultatin, por Gibbs-White shënoi sërish për 3:1. Goli i vonshëm i Emeghas nuk mjaftoi për ta shpëtuar Chelsean nga humbja.

Pas ndeshjes, Alonso nuk e fshehu zhgënjimin dhe pranoi se skuadra ka humbur besimin, duke theksuar se duhet të gjenden zgjidhje për ta ndryshuar situatën.

“Është një moment i vështirë për të gjithë. Është zhgënjyese të humbasim përsëri, por duhet të vazhdojmë të përpiqemi dhe të gjejmë zgjidhje. Nuk mund të ndalemi”, deklaroi Alonso.

Problemet e Chelseat janë veçanërisht të dukshme në fazën defensive. Skuadra ka pësuar 23 gola në 12 ndeshje kampionale, ndërsa vendimet e trajnerit, përfshirë përdorimin e mesfushorit Moises Caicedo në një treshe mbrojtëse, kanë ngritur pikëpyetje.

Edhe Wesley Fofana u vu në qendër të kritikave, pasi u fishkëllye nga tifozët e Chelseat dhe shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme ndaj Liam Delapit.

Megjithatë, Alonso doli në mbrojtje të futbollistit francez, duke kërkuar që e gjithë skuadra të qëndrojë e bashkuar në këtë periudhë.

Chelsea ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe renditet në pozitën e tetë. Humbja ndaj Nottingham Forestit ishte e gjashta kampionale nën drejtimin e Alonsos.

Tashmë, presioni mbi trajnerin spanjoll pritet të rritet edhe më shumë, ndërsa ndeshja e së mërkurës kundër Crystal Palace konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

The post Krizë te Chelsea, Xabi Alonso: Jemi në një moment të vështirë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Fofana përjeton momente të vështira te Chelsea, tifozët e vërshëllejnë në çdo prekje të topit

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, është përballur me një reagim të ashpër nga tifozët e klubit londinez gjatë humbjes 3:2 ndaj Nottingham Forestit në Premierligë. Futbollisti francez u vërshëllye vazhdimisht nga mbështetësit e skuadrës së tij sa herë që prekte topin, ndërsa disa prej tyre i drejtuan edhe thirrje, duke …

News
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli). Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar …

News
“Kryetar nuk t’ka hije me piskat”, “qetu ma keni pru”, debati i nxehtë i Përparim Ramës me Komandantin e Policisë

“Jo po punoni”, “jo s’po punoni”. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar sot me komandantin e policisë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku Komuna e Prishtinës planifikoi vendosjen e një murali të Nënë Terezës për festën e 28 Nëntorit. Ministria e Ekonomisë dje reagoi duke thënë se komuna …