
Fenerbahçe ka nisur përgatitjet për ta transferuar sulmuesin anglez Marcus Rashford nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit turk Turkish-Football, klubi nga Stambolli planifikon fillimisht të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e futbollistit për të arritur një marrëveshje rreth kushteve personale, përpara se të kontaktojë zyrtarisht Manchester Unitedin.
Në anën tjetër, gjiganti anglez mund të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e Rashfordit për një shumë më të ulët sesa vlera e tij e mëparshme e transferimit.
Sulmuesi 29-vjeçar vlerësohet rreth 30 milionë funte dhe këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje.
Megjithatë, Fenerbahçe nuk është klubi i vetëm që interesohet për shërbimet e tij, pasi edhe Evertoni po e monitoron situatën e futbollistit.
Mbetet të shihet nëse gjiganti turk do të arrijë të bindë Rashfordin për një aventurë të re në Stamboll gjatë janarit.
The post Fenerbahçe përgatit ofertën për Rashfordin appeared first on Gazeta Express.