Samiti BE- BP ku do të jetë Kurti dhe liderë të rajonit, Kryeparlamentari serb “me keqardhje” njofton se nuk shkon

Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që ai pati me të ngarkuarin me punë të delegacionit të BE’së në Beograd, Julian Vassallo.

Çupiq  në këtë takim shprehu keqardhjen që nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, duke riafirmuar “rëndësinë që udhëheqja e re i kushton bashkëpunimit me BE-në”.

“Ai theksoi se marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe përparimi në fushat themelore mbeten ndër prioritetet kryesore”, thuhet në një njoftim për media.

Ky ishte takimi i parë i zhvilluar nga Çupiq pas mori mandatin si i pari i Kuvendit.

“Takimi pasqyroi përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e dialogut të ngushtë dhe dhënien e një impulsi të ri reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët serbë, në përputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Europian”.

The post Samiti BE- BP ku do të jetë Kurti dhe liderë të rajonit, Kryeparlamentari serb “me keqardhje” njofton se nuk shkon appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Rama të dielën në Qafë Thanë, në Manastir dhe Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Vizita dhe takimet do të nisin që nga kufiri i Qafë …

News
Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjes

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov. Në një intervistë për Sitel, …

News
MPB-ja me detaje për burrin e vdekur në unazën e Shkupit: Kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar informacione zyrtare lidhur me rastin e 38-vjeçarit, i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit “Nëna Terezë”, në afërsi të fshatit Smillkovcë. Sipas policisë, bëhet fjalë për S.E. (38) nga fshati Lubin i Shkupit. Pranë trupit të tij …